Apple është një nga kompanitë teknologjike më të mëdha të botës, ndoshta ajo më ikonike, vlera e të cilës para pandemisë, përllogaritej në rreth 3 trilionë dollarë. Produktet e saj vlerësohen në të gjithë botën dhe janë simbol tashmë i një statusi social më të lartë, dhe lakmohet nga të gjithë.

Por nuk mungojnë kritikat, në veçanti të një qasjeje disi elitare që përkthehet në kosto më të mëdha për klientët. Shoqata franceze, Halte à l’obsolescence programmée (HOP), ka paditur kompaninë me seli në Kupertino të Kalifornisë me akuzën e “serializimit”.

Po me çfarë kemi të bëjmë realisht? Serializimi në këtë rast është procesi me të cilin komponentët që përbëjnë telefonin janë të lidhur përmes disa mikroçipave me serialin unik të atij produkti, i kontrolluar nga vetë kompania.

Në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjese me një tjetër po origjinale, po bëhet i pamundur, pasi ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare e Apple

Në terma më të thjeshta, kjo përkthehet me faktin që në rast dëmtimi, zëvendësimi i një pjese si ekrani, kamera ose të tjera pjesë me një komponent tjetër po origjinal, bëhet i pamundur, ose të paktën është burim problematikash, pasi ky zëvendësim kryhet nga një asistencë ndryshe nga ajo zyrtare e Apple.    

Sipas shoqatës HOP, kjo nuk bëhet nga kompania e themeluar nga Steve Jobs për kontrollin e pjesëve të këmbimit, diçka tërësisht legjitime, por për të dekurajuar klientët e saj në riparimin e pajisjes, duke e shtyrë atë në blerjen e një produkti të ri.

Një qasje e re, që sipas HOP përbën një shkelje. Nuk dihet nëse padia do të ketë sukses, por dihet që e njëjta shoqatë ka shtrënguar gjigantin amerikane të paguajë 25 milionë dollarë gjobë në vitin 20220 për të njëjtën qasje që kanë me bateritë e tyre.