Në kryeministri janë paraqitur ditën e sotme nëndrejtori i SHISH Oljan Kanushi dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Guvernatori i BSH-së dhe Kanushi janë parë të futen në ambientet e Kryeministrisë pasditen e së martës kur ministrat po raportonin përpara gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

Se cila do të jetë tema në fokus të bisedimeve në kryeministri nuk dihet, por kjo vizitë vjen në një kohë kur sulme të tjera nga grupi hacker-ave iranianë janë raportuar edhe në sistemet bankare.

Për vizitën në fjalë u pyet nga gazetarët ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi, por ai u shpreh se nuk ishte në dijeni të detajeve apo të motiveve të mbledhjes.

Peleshi pranoi para gazetarëve se pre e sulmeve kibernetike kanë rënë jo vetëm sistemet shtetërore, por edhe ato private.