Shumë larg të qenit një “moment i trishtë”, siç e përshkroi edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dukej pelegrinazhin për te trupi i Pele-së në stadiumin e Santos.

Kjo pasi, pamjet nga funerali kanë shkaktuar reagime të shumta pasi nuk kanë munguar buzëqeshjet, selfiet dhe fotot familjare.

Mijëra njerëz ishin të pranishëm në stadium për t’i bërë nderimet e fundit futbollistit legjendar, pak orë para varrimit të tij, ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar emocione në mbarë botën.

Megjithatë, kishte nga ata që pelegrinazhin popullor e “ngatërruan” me një festë, duke mos e fshehur entuziazmin për mundësinë që kishin për të pasur një rol kryesor në lamtumirën e Peles.

Në qendër të fushës, ku ishte vendosur trupi i Peles, qëndronte familja e tij. Djali i tij Edinho, ish-portier i Santos, dhe dy vajzat e tij. Familja vendosi të bënte një foto përkujtimore të ngjarjes.

Vajza e Pele u pa duke buzëqeshur duke shkaktuar reagime për qëndrimin e saj.

Selfie e Infantinos

Mundësia u shfrytëzua edhe nga Gianni Infantino , i cili me rolin e tij institucional u gjend pranë bërthamës së ngushtë të familjes.  

Presidenti i FIFA-s shihet qartë në foto duke bërë një selfie me celularin e tij, së bashku me njerëzit që qëndrojnë rreth arkivolit.

Në një foto tjetër, megjithatë, ai shihet teksa dëgjon të flasë bashkëshorten e Pele, e cila ishte duke qarë.