Kryeministri Edi Rama ka takuar pasditen e sotme deputetët socialistë të Shkodrës. Nën logon “Shkodra na bashkon”, kreu i qeverisë shprehet se ky takim zhvillohet për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

“Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.

Disa ditë më parë, Rama takoi drejtuesit politikë të selisë rozë, për strategjinë e zgjedhjeve vendore të 14 majit.