Gerard Pique ironizon këngën e ish-partneres Shakira, që i drejtohet atij, ndërsa ai njofton se liga e tij 7-A-Side arriti një marrëveshje sponsorizimi me Casio, pasi këngëtarja thumboi të dashurën e tij të re në këngë, duke thënë se ai kishte ndërruar një Rolex në një Casio

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për Kings League, një ligë spanjolle e futbollit 7-a-side e krijuar nga ai, ish-ylli i Barcelonës zbulon një marrëveshje të re sponsorizimi me markën e orëve dhe e tregon atë në kyçin e dorës së tij duke thënë: “Është për gjithë jetën!”.

Këngëtarja ia ka kënduar duke iu referuar faktit se vlen shumë më tepër se partnerja aktuale e ish-futbollistit, Clara Chia Marti. “Unë vlej dy herë më shumë se 22. Ti këmbeve një Ferrari me një Twingo. Ke ndërruar një Rolex me një Casio”, tha ajo.

Ishte pikërisht kjo që ndezi ironi dhe meme sociale. Megjithatë, përgjigja e Piqué nuk vonoi. Gjatë një transmetimi, ish-mbrojtësi njofton një sponsorizim të ri me Casio. Me orën në dore ai thotë: “Kjo do të zgjasë një jetë”. Të pranishmit në transmetimin e drejtpërdrejtë shpërthyen së qeshuri dhe video gazmore u bë virale. Me sa duket, Pique donte t’i bënte të ditur Shakirës se historia me Klarën është një çështje serioze.

Shakira dhe Gerard Pique, të cilët u ndanë verën e kaluar pas 11 vitesh së bashku janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha.