Mbi 2300 të vdekur, mijëra të plagosur dhe lagjie të të tëra të rrafshuara. është ku bilanci ende fillestar i dy tërmeteve të fuqishme që u regjistruan këtë të hënë në Turqi, pranë kufirit me Sirinë. Ekipet e shpëtimit janë në gare me kohën për të nxjerrë personat e bllokuar nën rrënoja, ndërsa ekspertët parashikojnë se viktimat në Turqi e Siri mund të shkojnë deri në 10 mijë.

Pamje apokaliptike zgjuan botën këtë të hënë, kur lëkundje të dhunshme të tokës tronditën Turqinë dhe Sirinë, teksa banorët ishin në gjumë.

Një tërmet me magnitudë 7.8 u regjistrua në 4 e 17 në jug të Turqisë jo shumë larg kufirit me Sirinë, më epiqendër në Gaziantep.

Ky është momenti kur një tjetër lëkundje e fortë 7.5 Rihter, në 13 e 24 minuta, u regjistrua pranë qytetit të Kahramanmaras. Numri i viktimave rritet nga ora në orë, por sipas përditësimit të fundit, në Turqi bilanci është rritur në mbi 2 mijë të vdekur, ndërsa Siria flet për më shumë se 780 humbje jetësh. Me mijëra të plagosurit dhe personat e mbetur nën rrënoja, ndërsa sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë të vdekurit mund të arrijnë deri në 10 mijë. 

“Ka shumë njerëz ende të mbetur nën rrënoja. Një shok i imi jeton në këtë godinë, fëmijët e tij u nxorën nga kati i sipërm por vajza theu dorën. Nuk e dimë se çfarë do të bëhet me ata që jetonin në katet e poshtme. Zoti na ndihmoftë!”, shprehet një qytetar.

“Isha duke fjetur, kur gruaja ime më zgjoi papritur. Tërmeti ishte shumë shumë i fortë, shumë Ii frikshëm. Po dëgjonim zhurma kudo, dhe u deshën gati dy minuta deri sa lëkundjua të pushonte”, thotë një tjetër. 

Imazhe shokuese tregojnë godina e lagje të rrafshuara, rrugë të shkatërruara dhe male me rrënoja. Mes godinave të shkatërruara është edhe kështjella e Gaziantep Castle, një monument historik që ka rezistuar për më shumë se 2 mijë vjet.

U shemb gjithashtu një qendër tregtare në qytetin e Dijarbakir. Ekipet e shpëtimit janë vënë në garë më kohën për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.  Rreth 10 qytete janë prekur në Turqi, përfshirë Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adana, Diyarbakirand Kilis.

Ndërsa në Siri, dëmet dhe viktimat janë shënuar në Alepo, Hama dhe Laodicea.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pas atij që disa e kanë cilësuar si tërmetin  më të fuqishëm në dekada.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare dhe u tha qytetarëve të prekur sedo ta kalojnë se bashku këtë katastrofë. Tërmeti i fuqishëm u ndje nga miliona njerëz rreth Turqisë, Libanit, Qipros dhe Izraelit.

Turqia gjendet në një prej zonave me aktivitetin më të lartë sizmiologjik në botë. Në 1999 mbi 17 mijë vetë u vranë pasi një tërmet I fuqishëm shkundi zonën veri-perëndimore të vendit.