Futbolli është një sport në të cilin ndonjëherë ndodhin situata të papritura dhe të paimagjinueshme. Kësaj radhe, ekipi i Nice ka qenë protagonist, por jo për shkak të fitores ndaj Lille, por për faktin se gjatë ndeshjes, në stadium u xhirua një film për të rritur.

Klubi francez, i cili e ka marrë vesh këtë lajm përmes rrjeteve sociale, nuk ishte në dijeni se një producent filmash për të rritur hyri në stadiumin e tyre për të regjistruar skena të “nxehta” në një nga banjat.

“RMC Sport” siguron ekzistencën e kësaj video në disa platforma për të rritur, protagonistë të së cilës ishin aktorja Laure Racuzzo dhe një tifoz i Nice, i cili pranoi ofertën për të regjistruar skenën.

Duhet theksuar se Nice mundi Lille 1-0 në këtë ndeshje, që u shenjua sidomos nga ajo që ndodhi jashtë fushës.