Pas vizitës së beftë ne Kiev ditën e hënë, presidenti  amerikan Joe Biden mbërriti në kryeqytetin polak Varshavë, në kuadër të një ndalese dy ditore. Ai u prit nga presidenti Andrej Duda dhe kryeministri Mateus Moraviecki, të cilët e falënderuan për atë që e quajtën “lëvizje strategjike spektakolare”.

Nga Varshava, kreu i shtëpisë së bardhe do të mbajë sot një fjalim të rëndësishëm mbi luftën, që po shihet  si kundërpërgjigje ndaj liderit rus Vladimir Putin. Fjalimet e të dyve mbahen pak ditë para se të shënohet 1 vit nga nisja e agresionit rus në shtetin fqinj.

Siç thuhet, Biden do të parashtrojë vizionin e tij për luftën si një betejë për demokracinë dhe do të theksojë rolin jetësor që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në mobilizimin e perëndimit, në mbështetjen për Ukrainën.

Por ai do të përpiqet të rigjallërojë mbështetjet edhe në shtëpi, ku disa politikanë por shprehin dyshime mbi nivelin e përfshirjes amerikane. Këshilltari për sigurinë Jake Sullivan theksoi se fjalimi nuk duhej parë si kundërpërgjigje ndaj Putinit, pasi do të jetë diçka më e madhe. Biden pritet të ripërsërisë se në lojë nuk është vetëm mbijetesa e Ukrainës, por edhe vlerat themelore, të pavarësisë, demokracisë dhe lirisë.