Vijon të jetë prej disa ditësh i pushtuar nga bora shteti i Kalifornisë, në një ngjarje klimaterike që nuk shënohej në këtë zonë prej më shumë se 34 vitesh.

Stuhia e borës, era e forta dhe ngricat i ka gjetur të papërgatitur banorët e “shtetit të diellit”, të cilët kanë hasur vështirësi në përditshmërinë e tyre që nga ngrohja e deri tek udhëtimet për në punë.

Dhjetëra rrugë janë mbyllur përkohësisht, ndërkohë që më shumë se 120 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Situata më e vështirë paraqitet më veri-lindje të Los Angelos, atje ku bora ka arritur në trashësinë deri në 2 metra.

Të shtunën pasdite, Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se udhëtimi ishte pothuajse i pamundur përmes qarqeve Los Angeles, Ventura dhe San Bernardino.