45% e nxënësve në shkolla ndihen të bullizuar. Shifrat mundtë jenë edhe më të larta pasi jo të fëmijët e denoncojnë fenomenin. 

Dhuna mes disa adoleshenteve  pak dite me pare e cila u bë publike edhe në rrjetet sociale, ka tronditur mbarë  opinionin publik.

Por psikologët thonë se bullizimi është prezent çdo ditë  dhe shumë më agresiv se më përpara. Prindërit kërkojnë më shumë nga shkollat.

Sipas tyre psikologët  duhet të angazhohen realisht për të luftuar fenomenin jo vetëm mes fëmijëve por edhe në raportet mësues –nxënës.

Për psikologen Denada Toce ndodhemi në një situatë emergjente, ndaj kërkohet kujdes i shtuar nga familja dhe shkolla.

Bullizmi është një nga fenomenet më delikate sipas saj  për shëndetin mendor të fëmijëve. Rreth 630 psikologë dhe punonjës social punojnë pranë institucioneve arsimore për tu ardhur në ndihmë fëmijëve.

Por për  ekspertët dhe prindërit kjo nuk mjafton pasi nevojiten politika dhe  modele të tjera për të luftuar dhunën brenda shkollave.