Dy persona janë vënë në pranga, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi një konflikti që kanë pasur mes tyre.

Policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit E. C., 39 vjeç dhe G. D., 23 vjeç, të dy banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe  S. S., 28 vjeç dhe B. S., 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, të kryera në bashkëpunim.

Sipas policisë, këta 5 shtetas, për shkak të një konflikti të mëparshëm midis tyre, në Pogradec, kanë ndjekur njëri-tjetrin me 2 automjetet që drejtonin dhe në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, i kanë përplasur qëllimisht këto automjete, me njëra-tjetrën, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Pas ngjarjes, 3 shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen, pasi janë marrë me automjet nga një shtetas ende i paidentifikuar.