Një adoleshent në Dibër është shoqëruar në polici pasi plagosi me armë zjarri nënën e tij. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selishtë rreth orës 17:00.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesën e të plagosurës e cila aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit tip kallashnikov u sekuestrua nga policia.