Një familje në Australi është përballur më një surprizë të keqe pas kthimit të saj në shtëpi. Familja nga Queensland gjeti në në divanin e dhomës së ndenjes, një gjarpër që i përket racës së dytë më helmuese dhe jashtëzakonisht i frikshëm. Dhe në atë moment e vetmja gjë që bënë ishte t’i drejtoheshin një eksperti.

Kur familja hyri në shtëpi, zvarraniku shkoi të fshihej pas ingranazheve të divanit. Gjarpri në fjalë është mjaft i përhapur në Australinë lindore dhe jugore, kafshon nëse ndihet i kërcënuar dhe mund të injektojë një nga helmet më toksike në botë, arsye pse këta zvarranikë shkaktojnë disa viktima çdo vit.

Për të ftuarin e padëshiruar, gati një metër e gjysmë të gjatë, familja australiane vendosi të mbështetej tek Ozzie Laërence, nga OzCapture Snake Relocations 8, e cila publikoi fotot në rrjetet sociale, një gjuetar i vërtetë gjarpërinjsh.

Në këto zona të Australisë, nuk janë të rralla rastet kur gjarpërinjtë hyjnë në shtëpi, të shtyrë, nga kurioziteti dhe kërkimi i ushqimit.