Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përplasur 3 mjete, një prej tyre furgon. Si pasojë janë plagosur 6 persona, dy prej të cilëve të mitur.

Ndërkohë, raportohet se, dy prej personave të plagosur janë në gjendje të rëndë për jetën.

Shkaqet e aksidentit dyshohet të jenë : një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të reshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë reshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

“Pogradec/Informacion paraprak: Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.”, njofton Policia e Pogradecit.