Policia e Brazilit ka vënë në pranga dy persona, si përgjegjës për groposjen gjallë të një 36-vjeçareje në një varrezë.

Nëna e 4 fëmijëve u rrah dhe u tërhoq zvarrë nga dy agresorët përpara se të varrosej në një varrezë murale në Visconde do Rio Branco, në jug të shtetit Minas Gerais.

Ajo qëndroi e “mbyllur” për 10 orë, përpara se varrmihësit të dëgjonin thirrjen e saj për ndihmë dhe të lajmëronin policinë, e cila ndërhyri duke e nxjerrë jashtë.

Shefi i policisë së Visconde do Rio Branco deklaroi përpara mediave, se dy autorët e këtij krimi 20 dhe 22 vjeç tentuan të arratiseshin, por u kapën përpara se të dilnin nga shteti.

Ata dyshohet se e sulmuan gruan dhe bashkëshortin e saj, i cili arriti të arratisej, pasi ajo iu kishte humbur një sasi kokaine dhe armësh që fshihte në banesë.