Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së martës në Korçë. Bëhet e ditur se një 17-vjeçar është goditur me thikë nga një konflikt i çastit nga një i ri.

19-vjeçari që kreu plagosjen u kap dhe u shoqërua në Polici. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë. Sa i përket adoleshentit të plagosur, ai aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 19-vjeçarit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.