Dy persona humbën jetën në një zonë bujqësore në kufirin mes provincave Forli dhe Ravenna në Itali, si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël me të cilin udhëtonin.

Viktimat janë identifikuar si Bernardino Panzacchi, 69 vjeç, instruktor fluturimi dhe studenti i tij shqiptar Fatjon Garxenaj, 30 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Riolo Terme.

Avioni i aksidentuar me një motor, ishte në pronësi të shoqatës lokale A.Li Soccorso, e cila organizon kurse fluturimi për të marrë leje drejtimi.

Një dëshmitar që pa të gjithë ngjarjen tregoi se vërejti avionin të rrëzohej vertikalisht në tokë, pas disa rrotullimeve në zonën midis Villafranca dhe Filetto. Përpjekjet e shpëtimit ishin të padobishme.