Cigare në këmbim të perimeve, sapun enësh për disa mollë dhe madje një konsol Nintendo në vend të një pakete makaronash. Ndodh edhe kjo në Xi’an, kryeqyteti Kinez prej 10 ditësh në mbyllje totale. Uria i ka shtyrë banorët të bëjnë kështu shkëmbimesh, pasi janë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të përhapjes së Covid-19, pa një mundësi për të dalë jashtë për të blerë diçka për të ngrënë.

Disa video të postuara nga BBC në Wiebo, faqja më e ndjekur mikrobiologe në Kinë tregojnë këto shkëmbime që po bëhen ditët e fundit ndërmjet banorëve.

Kinë/  Banorët të izoluar nuk kanë më ushqim,

Megjithëse autoritetet e kryeqytetit të rajonit Shaanxi të Kinës u dhanë familjeve ndihma me ushqime, shumë banorë u ankuan se furnizimet po mbaronin ose thjesht nuk kishin marrë mbështetje.

Në fotot e postuara duken njerëz që ofrojnë cigare në këmbim disa perimeve, detergjentë në këmbim të disa frutave, madje dikush shkëmbeu Nintendon e tij për makarona “nudells” dhe dy panine, dikush tjetër një tablet për të marrë në këmbim pak oriz.

“Njerzit nuk kanë më ç’të hanë dhe nga kjo kanë filluar të bëjnë shkëmbime me komshinjtë e tyre” tha një banor në Xian për radion Free Assia. Qytetarët janë rikthyer në kohën e shkëmbimeve, patatet shkëmbehen me një shkop pambuku, shkruan një përdorues i Wiebo, ndërsa disa të tjerë e përshkruajnë këtë situate si “rikthim i shoqërisë primitive”. Janë 13 milionë persona të kufizuar në shtëpi që prej 23 dhjetorit, pasi Xi’an (shtëpia e të famshmëve Luftëtarët Terrakota) u shndërrua në epiqendrën e shpërthimit të valës së re të infektimeve. Të 195 rasteve të reja me kovid në Kinë, dhe 166 u identifikuan në kryeqytet. Nga 9 dhjetori rastet e raportuara në qytet janë më shumë se 1,600. Në gjithë rajonin kinez janë vendosur masa kundër covid-19 gjithnjë e më strikte në funksion veçanërisht të Lojërave Olimpike të Pekinit, të cilat do të mbahen muajin e ardhshëm.