Erion Çela mbeti i vrarë nga atentati i sotëm në “Don Bosko”, teksa ishte i ulur në një lokal së bashku me të afërm të tij. Këto të fundit mësohet se ishin me origjinë nga Dibra, por jetonin në Maminas.

35-vjeçari së shpejti do të bëhej baba. Burime për mediet bëjnë me dije se bashkëshortja e viktimës është shtatzënë dhe pret një vajzë.

Të afërmit e tij kanë mbetur të plagosur dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor te Trauma.

Gjithashtu, mësohet se 35-vjeçari kishte një dyqan, tabakino ngjitur me lokalin ku ndodhi atentati.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë gjurmë nga autorët, të cilët u larguan në drejtim të Laprakës me një mjet tip “Mercedez Benz”. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të Tiranës dhe po punon për kapjen e tyre.