Pse mushkonjat na fluturojnë rreth kokës gjatë natës? Përse ky “paralajmërim” përpara pickimit?

Përgjigjja është se këto insekte tërhiqen nga dioksidi i karbonit që lëshon goja jonë gjatë frymëmarrjes. Pra, instinktivisht ata i afrohen asaj zone.

Ka edhe faktorë të tjerë që zgjojnë oreksin e mushkonjave, siç është djersa. Prandaj, në verë shtohen pickimet e tyre.

Kjo është arsyeja pse ata që djersijnë më shumë ka shanse të tërheqin këto insekte bezdisëse.