Axel Hoxhaj, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes me thikë të 20-vjeçarit Stiven Toshkëzit në Tiranë, është lënë në burg.

18-vjeçari u vetëdorëzua në polici dy ditë më parë pas negociatave të vazhdueshme të policisë me familjarët e tij. Në burg është lënë një ditë më parë edhe bashkëpunëtori i dyshuar i Hoxhajt, 18-vjeçari Ensi Maze.

Kujtojmë se adoleshenti, në bashkëpunim me Mazen dyshohet se goditën me thikë Toshkëzin, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë, rreth orës 00:15, në rrugën “Skënder Sallaku”. Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.