Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç reagoi ashpër ndaj komunitetit ndërkombëtar një ditë pas zgjedhjeve në veri të Kosovës të cilat u bojkotuan masivisht nga komuniteti serb në atë zonë.

Vuçiç e cilësoi një kryengritje politike paqësore bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe i akuzoi zyrtarët perëndimorë që ndërmjetësojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si gënjeshtarë dhe mashtrues, duke shtuar se pakica serbe në Kosovë nuk do të tolerojë më “pushtimin” e huaj.

“Njerëzit tanë në Kosovë kanë treguar se në cilin vend duan të jetojnë”, tha Vuçiç i zemëruar me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për lejimin e Prishtinës që të mbajë zgjedhje në veri kur kur pritej bojkotimi nga serbët i kërkuar nga Beogradi.