Gjatë fazës së dytë të operacionit antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, policia ka vënë në prnaga një nga autorët kryesorë të kultivimit të mbi 26 mijë fidanëve kanabis. 55-vjeçari me iniciale A.D. nga malësia e Madhe dyshohet se ka kultivuar 6300 fidanë narkotikë në tokë dhe 20 300 fidanë të tjerë në kubikë, të cilët u gjetën dhe u asgjësuan nga Policia, 3 ditë më parë.          

Ai ishte shpallur në kërkim gjatë fazës së dytë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, që u zhvillua 3 ditë më parë, në zbatim të planit operacional për kontrollin e territorit.

Ky shtetas dyshohet se është autori i kultivimit të 6300 fidanëve të dyshuar cannabis sativa në tokë dhe i 20 300 fidanëve të tjerë në kubikë, që u gjetën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, gjatë kontrollit të territorit të fshatrave Gruemirë dhe Çesme, Malësi e Madhe. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.