Mbretëresha Elizabeta u përball me një kërcënim të mundshëm për vrasje gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara në vitin 1983.

Janë dokumentet e sapozbuluara të FBI, lidhur me udhëtimet e monarkes në SHBA, që hedhin dritë mbi ngjarjen. Ato tregojnë se si Byroja Federale e Hetimeve, e cila ka ndihmuar për sigurinë e mbretëreshës gjatë vizitave të saj, kishte qenë e shqetësuar mbi kërcënimet e IRA-s irlandeze.

Siç mësohet, i pari që ishte informuar për kërcënimin ishte një efektiv policie në San Francisko.

Dokumentet bëjnë me dije se efektivi, i cili frekuentonte një klub irlandez në San Francisko, kishte paralajmëruar agjentët federale mbi një telefonatë që kishte marrë nga një burrë të njohur në klub. Ai i kishte thënë se po kërkonte të hakmerrej për vajzën e tij, e cila ishte vrarë në Irlandën e Veriut nga një plumb gome.  

Kërcënimi kishte ardhur në 4 shkurt të vitit 1983, një muaj para se Mbretëresha Elizabeta dhe bashkëshorti i saj Princi Filip të vizitonin Kaliforninë.

Në përgjigje të kërcënimit, shërbimet sekrete planifikuan të mbyllnin kalimet në Golden Gate Bridge teksa afrohej jahti mbretëror.

Nuk është e qartë se çfarë masash u morën në Yosemite, por vizita u zhvillua sipas planit. FBI nuk publikon detaje të arrestimit.

Shumë prej vizitave të mbretëreshës së ndjerë në SHBA janë zhvilluar në kohë tensionesh në Irlandën e Veriut. Kushëriri i saj i dytë, Lord Mountbatten u vra në një bombardim të IRA-s në republikën e Irlandës në 1979.