Presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj asaj që ai pretendoi se ishte një sulm ukrainas me dron që dëmtoi disa blloqe apartamentesh në Moskë të martën.

Sipas kreut të Kremlinit Rusia po përballet me një goditje në rritje nga pushtimi i tij njëvjeçar.

“Ukraina po përpiqet ta shtyjë Rusinë në një spirale raprezaljesh dhe të terrorizojë rusët. Jam i shqetësuar nga përpjekjet për të provokuar një përgjigje nga Rusia. Do të shohim se çfarë do të bëjmë për këtë”, u shpreh ai.

Presidenti rus akuzoi Ukrainën për aktivitet terrorist dhe provokim që sipas tij Rusia të përgjigjet me pas sulmeve të mëngjesit të së martës, të cilat ai tha se kishin për qëllim frikësimin e qytetarëve rusë dhe goditjen e ndërtesave të banimit.

Putin nuk bëri të ditur se si do të përgjigjej Rusia dhe pretendoi se forcat e tij nuk sulmuan objektivat civile në Ukrainë.