Boll më me dhunën! Nuk mund t’i lejojmë vetes një tjetër luftë në Europë. Më këto fjalë presidenti i Komisionit Europian, Xhozef Borrel, bëri thirrje për shtensionimin e situatës në veriun e Kosovës. Mesazhin ndaj policisë së Kosovës dhe protestueseve serbë zyrtari i lartë i BE-së e dha gjatë një konference të përbashkët me presidentin malazez Jakov Millatovic.

“Pres që autoritetet në Kosovë të pezullojnë operacionin e fokusuar pranë godinave komunale në veriun e Kosovës dhe qe protestuesit e dhunshëm të tërhiqen. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me dy liderët. U kërkova të dyja palëve të marrin masa urgjente për të shtensionuar situatën në mënyrë të menjëhershme dhe pakushte, dhe që veprimet e njëanshme të shmangen. Boll më me dhunën. Kemi shumë dhunë në Europë aktualisht. Nuk mund ta përballojmë një konflikt tjetër. Shpresoj që zëri im të dëgjohet dhe që njerëzit të sillen siç duhet”.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Fqinjësinë dhe Politikat