Bashkimi Europian po e analizon me kujdes tekstin e draftit për asociacionin e komunave me shumicë serbe të dorëzuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Burime diplomatike në Bruksel, të cilat thonë kanë pasur mundësi të shohin propozimin, thonë për Radopm Evropa e Lirë se teksti është i shkruar më shumë seriozitet dhe për nga mënyrat e të shkruarit ka cilësi shumë të lartë. 

Por të pyetur nëse drafti do të merret parasysh për të avancuar në dialog, burimet thanë se teksti shihet si një kontribut në këtë drejtim, ashtu si edhe drafte tjera që janë hartuar deri më tani nga organizata të ndryshme joqeveritare.

“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij detyrimi.”

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria, por në atë që u duk të jetë një përgjigje indirekte ndaj iniciativës, kryeministri Kurti tha nga kuvendi i Kosovës ditën e enjte se nuk mund të shkruhen tekste alternative pa u pajtuar një herë në parim mbi shtyllat bazë të Asociacionit.

Kurti gjendet nën trysni të shtuar të ndërkombëtarëve për ta krijuar sa më shpejt asociacionin, e gjithashtu për të marrë masa shtesnionimin e situatës në veri.

Gjatë ditëve të fundit po spekulohet për një plan ndëshkimor në rastin se qeveria do të refuzojë kërkesat e ndërkombëtarëve, që do të përfshinte edhe pezullimin e liberalizimit për Kosovën.

Por burime të BE thonë për radion Evropa e Lirë se një hap i tillë nuk është opsion. Megjithatë burimet pranojnë se në BE po shqyrtohen një varg masash të tjera ndaj Kosovës.