“Nëse do të kisha zgjedhur paratë, do të kisha pranuar 1 miliard dollarë nga Arabia”.

Kjo ishte deklarata e Lionel Messi menjëherë pasi konfirmoi firmën me Inter Miami në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, transferimi në Major League Soccer, përveçse më i madhi në tre dekadat e fundit përtej Atlantikut, do ti sigurojë yllit argjentinas përfitime milionere.

Edhe pse pritet të konfirmohet, Messi do të paguhet 60milionë euro në sezon te Inter Miami. Kontrata është një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për dy vjet. Në mbylljen e çdo sezoni, Leo do të vendosë nëse do të vazhdojë aventurën te klubi nga Florida.

Përpos pagës, 7 herë fituesi i Topit të Artë ka të garantuara përfitime nga shitja e fanellave të Inter Miami, përqindje nga shitjet e Adidas, përqindje nga e drejta e transmetimit të kampionatit amerikan, por edhe mundësia e blerjes së aksioneve të një klubi pas tërheqjes.

Pika e fundit do të bënte që kampioni i botës të ndiqte gjurmët e David Beckahm, duke u bërë pronar i një ekipi në Major League Soccer. Leo Messi largohet nga Evropa pas 704 golave të shënuar në853 ndeshje, ku ka fituar edhe 37 trofe. Impakti i argjentinasit në Shtetet e Bashkuara ka qenë i menjëhershëm.

Nëse në qershor të vitit të kaluar, bileta minimale për ndeshjen e Inter Miami kushtonte 29 dollarë, tashmë çmimi përllogaritet në 477dollarë. Biletat në stadium për të parë debutimin e Messi-t kushtojnë më tepër se vendet në finalen e tretë të titullit në NBA, ndërmjet Miami dhe Boston.