Minorenët sa vijnë dhe bëhen më prezentë në procedimet penale të Prokurorisë së Elbasanit si protagonist kryesore të veprave penale. Viti i kaluar dhe ky që është në vijim, kanë rritur numrin e minorenëve në konflikt me ligjin.

Por cilat janë veprat penale ku përfshihen më së shumti minorenët në Qarkun e Elbasanit.

“Duke iu bazuar statistikave, gjatë vitit 2022, kemi pasur një tendencë për kryetejen e veprës penale të drejtimit të mjetit pa patentë. Më pas vjen vepra penale e asaj të përdorimit dhe posedimit të armëve të ftohta, që të miturit së fundmi e kanë si trend në rritje.”

Armida Halili, koordinatore e Prokurorisë Elbasan
Ku i gjejnë minorenët armët e ftohta që mbajnë me vete?

“Na ka rezultuar që është mjaft e lehtë. Të rinjtë mjafton të hapin një rrjet social dhe mund ta gjejnë shumë lehtë një thikë, apo një dorëze grushti”.

Armida Halili, koordinatore e Prokurorisë Elbasan
Por cilat janë shkaqet e këtij agresioni në rritje të minorenëve dhe si simulohet ai edhe nga pasiviteti i prindërve apo medias qofte asaj sociale apo standarde?

“Agresioni është thjesht një reagim mbrojtës, ndaj të rriturve, ndaj mjedisit përreth, ndaj mjedisit që ndodhemi apo ndaj mos kuptueshmërisë që kanë ndaj adoleshentëve. Një rast i agresionit të adoleshentëve është kur ata nuk i kanë prindërit afër vetes. Pastaj është ndikimi shumë i madh i medias, fakti që ne promovojmë shumë njerëz të dhunshëm, njerëz të suksesshëm të dhunshëm, politikanë të dhunshëm, biznesmenë të dhunshëm”.

Sonila Jaupbashi, psikologe Elbasan
Në këtë situatë mjaft delikate ku ndodhen minorenët duket që ka një rreze shprese. Dhe kjo shpresë shikohet tek fakti që ngjarjet që publikohen në media më protagonist minorenët janë shumë herë më pak nga rastet që arrijnë të shmangen si rrjedhojë e punës së psikologëve dhe konstatimit të problematikave që në fillesat e saj.