Konsumi i reduktuar i energjisë në tetor, si dhe reshjet që priten në fillim të nëntorit, janë dy sinjale pozitive që mund të çojnë Qeverinë të mos e aplikojë as në nëntor fashën 800 KË në faturat e energjisë elektrike. Pohimi erdhi nga zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila pohoi po ende po mblidhen të dhënat për të marrë një vendim të tillë.

“ERE miraton çmimin dhe aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne jemi duke pritur të gjitha të dhënat sa i përket konsumit, i cili është ulur. Shqiptarët janë sensibilizuar dhe kanë konsumuar 5% më pak se vitin e kaluar. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në kaskadën e  Drinit çka do të sillte që qeveria të mos aplikonte as në nëntor fashën 800. Ne do ta analizojmë bazuar në konsumin e përgjithshëm, fuqinë prodhuese të kaskadës së Drinit dhe në çmimet e tregut të importit që nuk janë në kontrollin e qeverisë, por ndikohen nga situata gjeopolitike që kemi”.