Një tornado e fuqishme goditi qytetin e vogël të Matador në Teksas duke iu marr jetën 4 personave, ndërsa të paktën 9 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Tornado shkatërroi me dhjetëra shtëpi, linja elektrike e shumë makinë, duke lënë pas veç viktimave edhe dëme kolosale.

Kryebashkiaku tha për CNN se qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë.

Kreu i zjarrfikësve tha se kurrë në jetën e tij nuk ishte përballur me një shkatërrim kaq masiv të shkaktuar nga një tornado. Autoritetet meteorologjike thanë se ndodhi një fenomen i veçantë, në të cilin ishin bërë bashkë, tornado, erëra të forta dhe breshër.