Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Dajç Bruçaj në Shkodër. Mësohet se babë e bir Gj. Gurra dhe E. Gurra janë ekzekutuar.

Mbrëmjen e kaluar, viktimave, persona që nuk janë identifikuar ende u kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj, të njësisë Pult, në Dukagjin.

Gjatë ditës së sotme, ata kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty janë qëlluar nga persona të paidentifikuar duke mbetur të vdekur në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes teksa nuk dihen ende motivet e vrasjes. Gj. Gurra ishte ish-polic.

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Shkodër/Informacion paraprak