Twitter vendosi të aplikojë një kufizim të përkohshëm të numrit të postimeve që përdoruesit mund të lexojnë brenda një dite.

Lajmi u dha nga pronari i kompanisë, Elon Musk, i cili në një postim njoftoi se llogaritë e paverifikuara tashmë mund të lexojnë deri në 1000 postime në ditë.

Për llogaritë e reja të paverifikuara, numri është 500. Ndërkohë, llogaritë me status të verifikuar aktualisht janë të kufizuara në 10 mijë postime në ditë.

Miliarderi i teknologjisë fillimisht vendosi kufizime më të rrepta, por ai i ndryshoi ato brenda disa orësh pasi njoftoi lëvizjen.

Musk bëri me dije se këto masa të përkohshme ishin marrë për shkak të nivelit ekstrem të grumbullimit të të dhënave dhe manipulimit të sistemit, pa specifikuar detaje.