Zhurma e transferimit të Cristiano Ronaldos te klubi suadit Al Nasr po kumbon ende në futbollin botëror, pasi zgjedhja specifike e legjendës portugeze mbetet një çështje debati për shumë njerëz.

Mes tyre ishte edhe bashkatdhetari i tij, Enrique Raposo, i cili ka sulmuar së fundmi CR7.

Raposo është një shkrimtar 42-vjeçar i njohur në Portugali. Rubrikat e tij transmetohen në mediat e vendit dhe shpesh në radio, ku në një prej ligjëratave të tij ka goditur regjimin problematik të Arabisë Saudite, por edhe Ronaldon për faktin që pranoi të transferohej në një vend të tillë, duke i hapur rrugën futbollistëve të tjerë.

Problemi nisi me Ronaldon, i cili u bë idiot i dobishëm i një diktature, një nga më të këqijat në botë, dhe u hapi dyert lojtarëve të tjerë që të jenë gjithashtu idiotë të dobishëm të së njëjtës diktaturë që po përpiqet të legjitimojë vetveten”, tha fillimisht shkrimtari portugez.

Është ky njeri, Mohammed bin Salman, i cili po e bën Arabinë Saudite një lloj diktature evropiane, me një shtet të centralizuar dhe diktatorial. Në këmbim ai u dha disa të drejta grave dhe mund t’i heqë ato pas disa vitesh nëse do. Është pak e trishtueshme të shohësh futbollistë që janë yje, simbole dhe modele për fëmijët tanë, jo vetëm në Europë, por edhe në mbarë botën, të kthehen në idiotë të dobishëm të një diktature”, theksoi më tej Raposo.