Parkingu i një pallati në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një pallat në zonën e Unazës së Re dhe për pasojë disa automjete janë djegur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.