Taulant Balla është betuar sot para Presidentit të Republikës si Ministër i Brendshëm. Emërimi i tij në krye të këtij diskateri erdhi pas shkarkimit te Bledi Çuçit.

Shkarkim që pati si shkak ngjarjen në Fushë Krujë, ku fisi Rraja ushtroi dhunë mbi dy kushërinjtë Maja. Taulant Balla është një figurë e rëndësishme në Partinë Socialiste, i cili ka hyrë në politikë në 2005 si deputet i PS, ndërsa nuk ka mbajtur asnjë post ministror më herët, përveçse zëvendësoi në detyrë si Sekretar të Përgjithshëm, Gramoz Ruçin.

Post që nuk e gëzoi për shumë kohë, pasi Rama në 2021 ja dha Damian Gjiknurit. Socialisti Taulant Balla është i pesti në radhë, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Edi Ramës që prej 2013. Mandatin e parë Kryeministri zgjodhi t’ia jepte Sajmir Tahirin, i cili qëndroi aty deri në 2017, por akuzat e drejtësisë për përfshirje në grupe kriminale të trafikimit të drogës, e çuan në dorëheqje dhe më pas arrestimin dhe dënimin e tij.

Pas Tahirit, postin do ta merrte Fatmir Xhafaj, i cili sërish u dorëhoq pas akuzave nga opozita për përfshirjen e vëllait të tij në aktivitete të paligjshme.

Vendit e tij do ta zinte Sandër Lleshi. Por edhe ish-Këshilltari i Ramës qëndroi vetëm 2 vite në këtë detyrë, me kryeministrin që e largoi atë pas presionit të protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia.

Bledi Çuçi ishte zgjidhja e  radhës e Ramës, por qe nuk zgjati me shumë se dy vjet dhe tashmë është taulant Balla i besuari i radhës i kryeministrit në Ministrinë e Brendshme.