Qeveria gjermane ka kaluar së fundmi ligjin që legalizon përdorimin dhe kultivimin e kanabisit për qëllime rekreative, për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme trendit botërore për lehtësimin e ndëshkimeve për përdoruesit e kësaj droge.

Ligji, i cili duhet të marrë dhe votën e parlamentit, lejon të rritur që të mbajnë deri në 25 gramë kanabis dhe të kultivojnë 3 bimë në shtëpitë e tyre.

Me këtë lëvizje, qeveria e kancelarit Scholz shpreson të godasë tregun e zi, të mbrojë konsumatorët nga marijuana e kontaminuar si dhe të lehtësojë numrin e çështjeve në sistemin e drejtësisë.

Nëse ky ligj kalon në parlament, Gjermania do të bëhet një ndër vende me ligjet më liberale përsa i përket kanabisit në Evropë.