Rudy Giuliani, ish-avokati personal i Donald Trump, është vetëdorëzuar të mërkurën pranë autoriteteve të burgut në kontenë Fulton, pas akuzave se ai ka ndihmuar në organizimin e përmbysjes së rezultatit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, për shtetin e Xhorxhias.

Dorëzimi ishte një moment i vështirë për vetë Giulianin, ish-prokuror federal, i cili për herë të parë u gjend në këtë situatë, ku akuzat rëndojnë personalisht ndaj tij, një njeri që vetë ka qënë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Para se të dorëzohej, 79-vjeçari akuzoi edhe njëherë rivalët politikë të Trump, por edhe prokuroren e çështjes, duke theksuar se ky moment do të shënojë një kthesë në jetën e tyre dhe se këto janë sulme ndaj të gjithë popullit amerikan, jo vetëm ndaj tij dhe ish-presidentit.

Njësoj si Trump, edhe Giuliani përballet me 41 akuza për çështjen e mashtrimit me zgjedhjet e 2020. Po ashtu edhe ai pagoi garancinë për të qëndruar i lirë, plot 150 mijë dollarw.

Sot është radha e ish presidentit Donald Trump për t’u vetëdorëzuar dhe siç ai ka thënë, këtë do ta bëjë në orët e mbrëmjes, për të patur shikueshmërinë maksimale të amerikanëve.