Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën pasi, siç bëhet e ditur, ka shfaqur probleme shëndetësore në çerdhe.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e çerdhes Nr. 2, në Burrel ku ishte dërguar nga prindërit. Vogëlushi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe më pas është dërguar nga dy edukatore në urgjencën e spitalit të Burrelit.

Megjithatë, për fat të keq, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përkeqësimin e shëndetit të 2-vjeçarit.