Euro e ka nisur edhe këtë javë në rënie.

Sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 106.87 lekë duke humbur 0.45 pikë në raport me fundjavën.

Në shitje euro po këmbehet me 107.44 lekë, ndërsa po blihet për 106.35 lekë. Agjentët e tregut të këmbimit valutor raportojnë për shtim të euros në qarkullim. Bashkë me euron janë zhvlerësuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.