270 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit të një avioni Boeing 777 kanë përjetuar 10 minuta momente tmerri.

Avioni i kompanisë “United Airlines” ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar Newark Liberty, në Nju Xhersi dhe kishte si destinacion Romën. Pak minuta pas ngritjes, ndoshta për shkak të një defekti, avioni humbi 8500 metra lartës në vetëm 10 minuta. Nga 11 mijë metra, avioni u ul deri në 3 mijë metra.

Pasi humbi lartësinë, avioni bëri dy rrotullime mbi Nova Scotia, Kanada, rreth orës 22:30, më pas arriti të fitonte sërish lartësinë e nevojshme dhe u rikthye sërish në aeroportin nga ishte ngritur. Kompania ajrore tha në një deklaratë se ky problem mund të ketë ardhur si pasojë e humbjes së presionit në kabinë.

Megjithatë, gjithçka më pas shkoi mirë dhe askush nuk u lëndua.