Ish-kryeministri, Arben Ahmetaj, ankimon në Gjykatën Kushtetuese kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.

Në ankimin e depozituar nga avokatët mbrojtës Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, të lëna në fuqi nga Apeli dhe Gjykata e Lartë duke pretenduar se kontrollet janë në papajtueshmëri me ligjin dhe antikushtetuese.

Sipas Ahmetajt, kontrollet janë kryer pa autorizim nga Kuvendi, i nevojshëm, sipas tij, pasi në një prej tyre jetonte edhe vetë.

Ahmetaj që gëzonte mandatin e deputetit. Nga Kushtetuesja, Ahmetaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Apel.