Forcimi i euros ka zgjatur vetëm 48 ore. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, të enjten euro iu rikthyer rënies duke humbur 0.18 pikë.

Një euro po këmbehet aktualisht me 108.7 lekë. Në shitje valuta europiane po këmbehet me 106.08 lekë, ndërsa po blihet me 105.27 lekë. Bashkë me euros i janë rikthyer rënies edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi.