Ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare aktorja dhe modelja e njohur britanike, Tabby Brown.

Bukuroshja e cila ka qenë më herët e lidhur me futbollistët Raheem Sterling dhe Mario Balotelli, u bë e njohur për rolin e saj në “The Bachelor”.

Ajo ka punuar gjithashtu për revistën Playboy, teksa ka qenë pjesë e reklamave të Canon, Virgin Atlantic, AXE dhe Lynx, si dhe në disa videoklipe të Snoop Dogg, Dizzee Rascal dhe B.O.B.

Lajmi për vdekjen u konfirmua nga menaxheri i saj, teksa shkaqet janë ende të paqarta.