Presidentja e një sinagoge në Detroit u gjet e vrarë me thikë të shtunën jashtë shtëpisë së saj në lagjen Lafayette Park.

Lajmi për vdekjen e 40 vjeçares Samantha Woll, një këshilltare e politikanëve demokratë dhe presidente e Sinagogës “Isaac Agree Downtown”, u konfirmua në rrjetet sociale nga sinagoga.

Departamenti i Policisë bëri me dije se trupi i një gruaje u gjet në bllokun 1300 të “Joliet Place” në Detroit, ku një gjurmë gjaku çoi në shtëpinë e saj.

Policia nuk konfirmoi se gruaja ishte Samantha Woll, por mediat, përfshirë “Detroit Free Press” dhe politikanët e zonës thanë se ajo ishte viktima, ndërkohë që motivet janë ende të paqarta.