Interes maksimal dhe në Moldavi në prag të ndeshjes eliminatore që do të luajë përballë Shqipërisë më 17 nëntor.

Dy javë përpara takimit, me ëndrrën për një vend në Europianin e Gjermanisë, të gjitha biletat e nxjerra në shitje për këtë ndeshje janë shitur.

Njoftimi është bërë nga Federata e Futbollit të Moldavisë, e cila më herët kishte publikuar dhe çmimet e biletave, më e shtrenjta e të cilave ishte 120 euro.

Ky interes i lartë vjen për shkak se moldavët ndodhen më pranë se kurrë arritjes së një kualifikimi në Europian dhe ndeshjen me Shqipërinë e shohin shumë të rëndësishme.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Zimbru Kishinjau” me një kapacitet prej 10.500 vendesh.