Kreu i Partisë së Lirisë u paraqit sot në Strukturën e Posaçme, për siç tha ai, çështjen Cez-Dia. I pyetur rreth kësaj vizite të aleatit të tij në SPAK, Sali Berisha tha se ky është thjesht një tregues që kryeministri Edi Rama është “pas gjahut politik të opozitës.”

Kreu i Rithemelimit, përmendi takime të fshehta të kreut të qeverisë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe për prokurorë dhe gjykatës të implikuar.

Sipas Berishës, tashmë që demokratët janë bashkuar, Edi Rama po përballet me opozitën e vërtetë.

“Ai i ka vjedh zgjedhjet e s’i ka fituar. Me këtë opozitë nuk i fiton më zgjedhjet. Po kërkon të bëjë miqësi me Fatmir Xhafën. Do të ndryshojë ligjet e përgjegjësisë. Të shpëtoje veten e tij pasi të lërë detyrën.”

Ndërsa i pyetur nëse ditën e nesërme kur Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare do të ketë sërish trazira, kreu i Rithemelimit deklaroi se opozita do të vijojë të bëjë “sakrifica të forta për të kthyer të drejtat e saj kushtetuese.