Kompania WizzAir ka ulur ditën e sotme avionin e saj të parë në aeroportin e Kukësit.

Në aeroport ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka zbritur në aeroportin e Kukësit me një avion të WizzAir së bashku me Elisa Spiropalin dhe Belinda Ballukun.

4 destinavionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

“Pas testimeve të suksesshme kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ndërkohë që aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, sipas ministres Belinda Balluku.

“Aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, që trëgon se plotëson të gjitha kushtet e sigurisë”, tha ajo.