Sot Apeli i Gjykatës së Posaçme do të vendosë për fatin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Vendimi pritet të jepet rreth orës 13:00, ndërsa në seancën e kaluar, më 31 janar, SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin e po ashtu edhe për Jaeld Çelën.

Në rast se GJKKO pranon kërkesën e SPAK, Tahiri përfundon sot në qeli, në të kundërt do të mbetet në fuqi dënimi aktual për shpërdorim detyre, ose merr pafajësi.