Një mjet ka shpërthyer në flakë në lëvizje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Makina tip “Polo” me drejtues shtetasin Xh. B., 58 vjeç, banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nuk ka dëme në njerëz. Shoferi arriti ta braktisë mjetin pak sekonda para shpërthimit.

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka marrë flakë për shkak të një defekti teknik.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.